Një vit nga tragjedia e Koçanit/ 63 jetë të humbura, drejtësia ende në kërkim
Kjo është data dhe ora që e ndryshuan përgjithmonë Koçanin, qytet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut. Aty ndodhi tragjedia më e madhe që përjetoi ky shtet në historinë e tij të re: një zjarr në diskotekën “Pulse” u mori jetën 63 personave dhe lëndoi mbi 200 të tjerë. Në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, një vit pas tragjedisë, familjarët e viktimave dhe miqtë e tyre qëndruan në heshtje dhe i nderuan të ndjerët. Emrat e secilit prej tyre ishin shkruar në zemra të bardha, që ishin varur në rrethojat e diskotekës së mëhershme. Dhimbja e të afërmve nuk ishte më e vogël as në ngjarjen që u organizua mëngjesin e 16 marsit në Parkun e Revolucionit në Koçan. Aty -...
Burimi:
syri.net