Një dron pikaset nga gardianët duke fluturuar mbi burgun e Gjilanit, policia nis hetimet
Një dron është pikasur pranë burgut të Gjilanit, në fshatin Pasjak të Novobërdës. Raportohet se një gardian i burgut të hënën ka vërejtur një dron duke fluturuar mbi burgun e Gjilanit dhe më pas është larguar. Policia ka dalë këtë të mërkurë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen ndërsa bën me dije se kanë nisur hetimet. Hetimet kanë nisur për veprën penale “fotografim, incizim i paautorizuar”. “Njësitë policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, thuhet më tej në njoftim.
Burimi:
sot.com.al