Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Nis greva mbarëkombëtare në Greqi, fermerët bllokojnë pa afat tregjet
Prodhuesit dhe shitësit grekë këtë të mërkurë kanë nisur protestat e tyre para Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit Kombëtar. Gjithashtu nga e mërkura nis greva mbarëkombëtare ku do të bllokohen tregjet e fruta perimeve. Fermerët janë kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe barrës tatimore. Kërkesat kryesore përfshijnë uljen e kostove të prodhimit për fermerët, heqjen e taksimit shtesë prej 10%, si dhe ndryshime në faturën elektronike të ngarkesës. Federata Pan-Atike e Sindikatave të Shitësve të Tregjeve Fermere , POSPLA njoftoi programin tre-ditor të grevës që fillon sot, më 7 janar. Sipas një postimi në rrjetet sociale, programi i mobilizimeve fillon të mërkurën me një tubim në Sheshin Syntagma dhe një marshim drejt Ministrisë së Financave në Rrugën Nikis.Të enjten, më 8 janar, është planifikuar një tubim...