Nikolloski: Maqedonia fillon procedurat për linjë ajrore direkte me Arabinë Saudite
Ministria e Transportit ka filluar një procedurë për lidhjen e një marrëveshjeje për trafikun ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila, siç u njoftua sot, do të krijojë një kornizë ligjore që do të mundësojë hapjen e linjave ajrore të rregullta me atë vend. Deri më tani nuk ka pasur trafik ajror midis dy vendeve dhe krijimi i linjave ajrore të rregullta pritet të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, shkëmbimit tregtar dhe marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe. "Marrëveshja krijon kushte liberale dhe të drejta operative për transportuesit ajrorë, duke inkurajuar konkurrencën, çmime më të ulëta për pasagjerët, si dhe mundësinë e futjes së shërbimeve të reja dhe me cilësi më të lartë. Në të njëjtën kohë, Marrëveshja garanton nivelin më të lartë të...
Burimi:
syri.net