Ngjarje e rëndë në Athinë, vajza e mitur në gjendje kritike pas incidentit në një shesh publik

Ngjarje e rëndë në Athinë, vajza e mitur në gjendje kritike pas incidentit në një shesh publik

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës (9 shkurt) në zonën e Kallitheas, në Athinë, ku një vajzë 2.5-vjeçare u gjet pa ndjenja në një shatërvan në Sheshin e Qipros. Sipas autoriteteve greke, oficerët e policisë nga njësia DIAS, të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, u njoftuan menjëherë, nxorën fëmijën nga shatërvani dhe i dhanë ndihmën e parë. Vajza u transportua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”. Siç raporton televizioni publik grek ERT, mjekët në urgjencë kryen për rreth 40 minuta përpjekje intensive për ringjallje, duke arritur ta rikthejnë në jetë. Aktualisht, vajza e vogël ndodhet e intubuar dhe po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv. Sipas informacioneve paraprake, fëmija ndodhej në shesh së bashku me të atin. Në...