Nga politika me dy karrige tek zgjedhja e Trump dhe Dodik, ja pse Vuçiç u la mënjanë në Konferencën e Mynihut

Nga politika me dy karrige tek zgjedhja e Trump dhe Dodik, ja pse Vuçiç u la mënjanë në Konferencën e Mynihut

Marsela SHYTIA Forumi i Sigurisë i Mynihut (MSC 2026) ishte një moment kyç kur Evropa pranoi publikisht se rendi ndërkombëtar kishte ndryshuar dhe se nuk mund të priste më për Uashingtonin. Ndërsa Berlini, Varshava dhe Parisi po vizatojnë një hartë të re sigurie të kontinentit, Serbia u shfaq në Mynih më shumë si vëzhguese sesa si aktore, shkruan media serbe “Nova.rs”. Evropa ecën përpara, Serbia jo Serbia luajti një rol periferik në Konferencën e Sigurisë së Mynihut 2026. Aleksandër Vuçiç ishte prezent, por nuk ishte pjesë e diskutimeve strategjike kryesore. Takimet e tij më të rëndësishme ishin me Ministrin kinez të Punëve të Jashtme, për projekte infrastrukturore, dhe me senatorë amerikanë që shprehën shqetësim për situatën demokratike në Serbi dhe mbështetën mundësinë e sanksioneve ndaj...