“Në vend numëro” prej vitesh, si e përjashtoi Serbia veten nga gara për anëtarësim në BE
Marsela SHYTIA Në vitin 2018, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin liderë të procesit të pranimit në BE, sipas Presidentit të atëhershëm të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Sot, Mali i Zi ka një plan veprimi se si t’i përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026 dhe po flitet për të si anëtari i ardhshëm i BE-së deri në vitin 2030. Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina si një rast i veçantë përmenden gjithashtu si kandidatë potencialë për anëtarësim. Askush nuk e përmend Serbinë si një anëtar të mundshëm në të ardhmen, shkruan me keqardhje media serbe “Nova.rs”, e cila ngre pyetjen sesi Serbia përfundoi në atë pozicion. Përgjigja, sipas medias serbe, për këtë është shumë e qartë, nga veprimet aktive të regjimit të Aleksandër Vuçiç që...
Burimi:
sot.com.al