Në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt, Sorensen do të takohet me Kurtin nesër në Prishtinë

Në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt, Sorensen do të takohet me Kurtin nesër në Prishtinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet të shtunën në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, dy ditë para se Ligji për të huajt dhe ai për automjetet të fillojë të zbatohet plotësisht. Zyra e Kurtit njoftoi se kryeministri do ta presë në kryeqytet Sorensenin për një takim në orën 8:30. Në një njoftim të shkurtër, ajo nuk dha hollësi për vizitën e Sorensenit e as për atë se çfarë do të bisedohet në këtë takim. Por, Radio Evropa e Lirë mëson jozyrtarisht se arsyeja e vizitës së nesërme është zbatimi i këtyre ligjeve. Ligjet filluan së zbatuari më 16 janar por vetëm si një fushatë informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të...