“Në Hagë po gjykohen padrejtësisht”/ Vjosa Osmani: Një histori e shkruar me gjak, asnjëherë s’mund të fshihet

“Në Hagë po gjykohen padrejtësisht”/ Vjosa Osmani: Një histori e shkruar me gjak, asnjëherë s’mund të fshihet

Presidentja Vjosa Osmani në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala në Kosovë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, u shpreh se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”. Duke folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, që trajtohet në libër, Osmani tha se po bëhet gjykim i padrejtë edhe ndaj “vetë proceseve tona jetike, ndaj lirisë e pavarësisë sonë dhe përpjekjeve për çlirim të cilat u ndërmorën në shërbim të lirisë dhe mbijetesës së popullit tonë”. Osmani tha se lufta “nuk ishte akt i impulsit”, ndërsa tha se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi “narrativa të rrejshme”. “Drejtësia e fiton kuptimin e plotë vetëm atëherë kur është e paanshme dhe...