“Ndizet” Ballkani, Serbia blen raketa shkatërruese që godasin deri në 400 km, bashkëpunimi ushtarak me Kinën alarmon…

“Ndizet” Ballkani, Serbia blen raketa shkatërruese që godasin deri në 400 km, bashkëpunimi ushtarak me Kinën alarmon…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi ditën e djeshme se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. Ai theksoi se vendi i tij tashmë zotëron një numër të konsiderueshëm të këtyre armëve dhe planifikon të shtojë më tej arsenalin. Vuçiç deklaroi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët janë pjesë e flotës ajrore serbe. Sipas tij, raketat kanë një rreze veprimi nga 200 deri në 400 kilometra dhe konsiderohen armë me fuqi të madhe shkatërruese. Vuçiç u shpreh se avionët e armatosur me raketat kineze janë filmuar “rastësisht”, ndërsa nuk pranoi të tregojë koston e blerjes së tyre. Ky bashkëpunim i Serbisë me Kinën ka frikësuar Kroacinë, e cila ka...