Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor

Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor

Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan, në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuar politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Në raportin ‘Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026’, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, thuhet se lufta në Ukraine ka thelluar ndarjet midis Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan. Sipas raportit, Rusia ‘nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës’, por gjithashtu ‘mbështet ndarjen e entitetit serb, Republika Sërspka nga Bosnja dhe Hercegovina’. Shërbimet amerikane të inteligjencës vlerësojnë se ndarjet etnike dhe politike në rajon mbeten të theksuara dhe përbëjnë një rrezik të mundshëm për sigurinë, veçanërisht...