Ndërhyrja me ligje në gjyqësor/ A ia mbylli Vuçiç derën BE-së?
Vendimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nënshkruar ndryshimet në ligjet për gjyqësorin, shkaktoi reagime të forta në Bashkimin Evropian dhe riktheu në qendër të debatit të ardhmen evropiane të Serbisë. Ndërsa autoritetet në Beograd këmbëngulin se janë të përkushtuara ndaj integrimit, analistët paralajmërojnë se veprimet konkrete tregojnë një prirje të kundërt: forcimin e kontrollit politik mbi institucionet dhe dobësimin e standardeve demokratike. Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012 dhe ka hapur disa kapituj negociatash. Çfarë nënshkroi Vuçiq? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkroi më 30 janar dekretet për shpalljen e paketës së ligjeve për gjyqësorin, të cilat Komisioni Evropian i cilësoi si “një hap serioz prapa në procesin e integrimit evropian të vendit”. Me këtë veprim,...
Burimi:
syri.net