“Ndarja” me SHBA-në dhe kritikat nga BE, si Serbia po i humb njëherazi të gjithë partnerët ndërkombëtarë

“Ndarja” me SHBA-në dhe kritikat nga BE, si Serbia po i humb njëherazi të gjithë partnerët ndërkombëtarë

Marsela SHYTIA Nga rasti i NIS-it, te dështimi i afrimit me qarqet politike amerikane, e deri te kritikat e hapura nga Bashkimi Evropian, Serbia po përballet me një përkeqësim të njëkohshëm të marrëdhënieve me pothuajse të gjithë partnerët kryesorë të politikës së jashtme. Bashkëbiseduesit e medias serbe “Danas” paralajmërojnë se ftohja e njëkohshme e marrëdhënieve me BE-në, SHBA-në dhe Rusinë tregon një humbje serioze të besueshmërisë ndërkombëtare. Presioni energjetik Situata rreth Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) e ka vënë Beogradin nën presion të dyfishtë midis Moskës dhe Uashingtonit. Sanksionet amerikane ndaj sektorit energjetik rus e ekspozuan NIS-in, si kompani me shumicë ruse, ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë, duke e bërë të qartë se bashkëpunimi energjetik me Rusinë ka kosto politike. Nga ana tjetër, Moska e...