NATO për REL: Nuk po konsiderohen ndryshime të rëndësishme në misionin e KFOR-it
Një zyrtar i NATO-s i ka thënë të enjten Radios Evropa e Lirë (REL) se aktualisht nuk po shqyrtohen ndryshime të rëndësishme në misionin që e ka kjo aleancë në Kosovë, KFOR. Ky zyrtar e ka përmendur se forca dhe pozicioni i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, me ndryshimin e rrethanave, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin. REL-i i është drejtuar NATO-s për sqarime pas raportimeve të gazetës amerikane Politico, e cila duke cituar katër diplomatë të aleancës, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë nga NATO-ja të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë në misionin paqeruajtës në Kosovë – KFOR. Në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s është përmendur se Shtetet e Bashkuara luajnë rol thelbësor në...
Burimi:
sot.com.al