Moti i keq në Athinë/ Evakuohen banorët e 6 shtëpive, vijon rreziku nga reshjet
Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në rajonin e Atikës në Greqi, ku paralajmërohet se fenomenet intensive të reshjeve do të vijojnë për një kohë të zgjatur. Siç raportohet nga ERT, tre shtëpi në Agios Dimitrios, dy në rrugën Valtetsiou dhe një në rrugën Tepeleniou, u evakuuan nga Autoritetet, si të rrezikshme për shkak të motit të keq. Në njërën prej tyre, e cila është ndërtuar në thelb mbi përroin Pikrodafni, oborri tashmë ka pësuar fundosje për shkak të motit të keq. Shira të dendur dhe stuhi priten në Greqinë Qendrore Lindore, Thesali, Evia, Sporade dhe Ciklade. Erërat e forta deri në 9 ballë shkaktuan dëme dhe ndërprerje të energjisë elektrike në ishullin e Kretës.
Burimi:
sot.com.al