Moti ekstrem në Greqi shënon viktimën e parë, vendi në alarm
Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shkaktuar viktimën e parë, duke ngritur alarmin në të gjithë vendin. Një roje bregdetare humbi jetën tragjikisht në zonën e Astrosit, në Peloponez, gjatë një përpjekjeje për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në kushtet e stuhisë së fortë. Sipas autoriteteve, ai u mbyt si pasojë e dallgëve të fuqishme dhe erërave të forta që goditën zonën. Stuhia ka përfshirë pothuajse gjithë territorin grek, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Probleme serioze janë raportuar në ishullin e Gavdosit, në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugë, kryqëzime dhe lagje të tëra, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin. Meteorologët kanë paralajmëruar se kushtet e paqëndrueshme...
Burimi:
syri.net