Moment paniku/ 3-vjeçari luan me briskun dhe e gëlltit aksidentalisht

Moment paniku/ 3-vjeçari luan me briskun dhe e gëlltit aksidentalisht

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Athinë, ku një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në një spital pediatrik pasi kishte gëlltitur një brisk rroje. Sipas raportimeve, menjëherë pas mbërritjes në spital, vogëlushi iu nënshtrua një grafie, e cila konfirmoi praninë e briskut në stomak. Mjekët arritën të përcaktonin me saktësi vendndodhjen e objektit, duke bërë të mundur ndërhyrjen kirurgjikale. Kirurgët realizuan operacionin për heqjen e briskut në mënyrë të sigurt dhe pa komplikacione. Fatmirësisht, ndërhyrja përfundoi me sukses dhe 3-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.