Mitsotakis paketë 300 milionë euro për masa lehtësuese: Ulje e menjëhershme me 20 cent për litër
Në një moment kur çmimet e benzinës dhe naftës po kapnin shifrën rreth 2.1 euro për litër në qytetet e mëdha dhe shumë më tepër në rrethe apo ishuj, qeveria greke shpalli një paketë të re masash për të përballuar rritjen e vazhdueshme të tyre , si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme. Me një mesazh televiziv kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi katër ndërhyrje tek çmimet për muajt prill dhe maj, me një kosto totale rreth 300 milionë euro, me synim mbrojtjen e familjeve dhe ekonomisë nga vala e shtrenjtimit.Masa kryesore është subvencionimi i naftës për automjete. “Shteti do ta subvencionojë në rrjetin e shpërndarjes, me 16 cent për litër. Kjo do të thotë se përfitimi për konsumatorin, por edhe për profesionistin, në...
Burimi:
syri.net