Mitsotakis hap dialogun me fermerët pas protestave, qeveria greke njofton masa lehtësuese
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, zhvilloi takimin e parë me fermerët në Athinë pas disa javësh protestash në të gjithë vendin, të nxitura nga vonesa në ndihmat bujqësore dhe shqetësime lidhur me marrëveshjen tregtare të BE-së me Amerikën Latine. Pas bisedimeve me një delegacion prej 21 përfaqësuesish, Mitsotakis njoftoi se qeveria ka adresuar disa prej kërkesave, përfshirë uljen e taksës së karburantit, uljen e kostove të energjisë elektrike, kompensime për blegtorët. Autoritetet thanë se masat do të prekin rreth 600 mijë fermerë, peshkatarë, blegtorë dhe bletërritës. Mitsotakis deklaroi se qeveria ka treguar tolerancë ndaj protestave dhe ka kërkuar një dialog të sinqertë me fermerët. Megjithatë, disa bujq refuzuan ftesën për dialog, duke e konsideruar takimin të padobishëm dhe jo përfaqësues për të gjithë sektorët. Protestat vazhduan...
Burimi:
sot.com.al