Mitsotakis ashpërson qëndrimin ndaj fermerëve grekë, dështojnë negociatat
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i kthyer mbrëmjen e kaluar nga Spanja, shfaqet i vendosur të braktisë qasjen e butë ndaj protestave bujqësore, pas dështimit për herë të tretë të një takimi me përfaqësuesit e fermerëve. Burime qeveritare bëjnë të ditur se ai është i irrituar nga fakti që sindikalistët e Asamblesë Panhelenike të Blloqeve kanë vënë sërish në dyshim zhvillimin e dialogut. Megjithatë, sot në orën 15:00, kryeministri pritet të takohet me rreth 20 përfaqësues të blloqeve bujqësore nga Selaniku, Greqia Veriore, Thesalia dhe Peloponezi, të cilët kanë shprehur gatishmëri për negociata. Që prej ditës së djeshme, qeveria greke ka rritur tonin, duke ia atribuar përgjegjësinë për dështimin e dialogut sindikalistëve bujqësorë. Sipas saj, është bërë e qartë se synimet e tyre nuk lidhen...
Burimi:
syri.net