Ministria e Mbrojtjes e Serbisë në shënjestër të hakerëve shtetërorë rusë
Gjurmë të grupit rus të hakerëve “Fancy Bear”, të cilin institucionet shtetërore amerikane dhe britanike e kanë lidhur me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU, janë gjetur në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Akademinë Ushtarake dhe Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA). Grupi ndërkombëtar i pavarur i ekspertëve për sigurinë kibernetike “Ctrl Alt Intel” njoftoi se, në mes të marsit, ka arritur të ketë qasje në dosjet e ruajtura në serverin e grupit rus të hakerëve. Në këta serverë, sipas të dhënave të ndara, janë gjetur prova që tregojnë se hakerët rusë - ndër të tjera - kanë mbledhur të dhëna nga email-adresat e tri institucioneve shtetërore serbe. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, të dërguara qysh më 19...
Burimi:
syri.net