Ministria e Financave: Asnjë shezlong në plazhet e mbrojtura të Greqisë
Sekretariati i Përgjithshëm i Pronës Publike në Greqi pezulloi të martën, më 17 shkurt 2026, çdo procedurë që do të çonte në dhënien e lejes për instalimin e një kantine dhe vendosjen e çadrave e shezlongjeve në plazhet e mbrojtura Pori dhe Italida në Ano Koufonisi. Vendimi erdhi pas ndërhyrjes së menjëhershme të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Kombëtare, Kyriakos Pierrakakis, i cili reagoi ndaj kërkesës së Bashkisë së Naxosit dhe Cikladeve të Vogla për mbrojtjen e dy plazheve me bukuri të veçantë natyrore dhe ekosistem të ndjeshëm. Me ndërprerjen e procedurave të licencimit, u shmang përkohësisht dhënia me koncesion e pjesëve të plazheve për aktivitete të organizuara tregtare. Banorët dhe autoritetet vendore, të cilët kishin shprehur shqetësim për ndryshimin e karakterit natyror të zonës,...
Burimi:
syri.net