Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka konfirmuar se është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale, por nuk ka dhënë detaje të këtij intervistimi. Pas vizitës që sot i bënë Odës së Mjekëve të Kosovës bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Vitia tha se arsyet e intervistimit do të sqarohen nga Prokuroria Speciale dhe vetë ai. “Do të sqarohet kjo edhe nga Prokuroria Speciale edhe nga ana ime”, deklaroi Vitia. Sa i përket aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi disa ligje për arsye administrative, e ku ishte i përfshirë edhe ligji për Sigurim të Detyrueshëm Shëndetësor, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë vendim të kushtetueses e quajti të gabuar. Ai tha se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës...