Mikesha e Edi Ramës në vështirësi, komisioneria sllovene përpara Parlamentit Europian si agjente e UDB
Fushata zgjedhore sllovene përpara zgjedhjeve të së dielës është zgjeruar në Bruksel si kurrë më parë. Ndërsa kryeministri Robert Golob njofton se do të diskutojë me kolegët në samitin e BE-së në Bruksel rreth mbrojtjes së procesit demokratik, për shkak të dyshimeve se agjencitë private para-inteligjente nga Izraeli u përpoqën të ndikonin në zgjedhje, “pala tjetër” po kundërpërgjigjet. Partia Popullore Evropiane, me sa duket në një përpjekje për të ndihmuar Janez Janšën, SDS-ja e të cilit është anëtare, ka kërkuar një seancë të posaçme dëgjimore në Parlamentin Evropian, ku Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos duhet të sqarojë nëse ajo bashkëpunoi me UDB e ish-shërbimit sekret jugosllav, dhe nëse gënjeu kur tha në seancën e konfirmimit për Komisionin se nuk kishte qenë kurrë bashkëpunëtore ose informatore e shërbimit sekret komunist. Kos hyri...
Burimi:
sot.com.al