Mickoski: Provimi i jurisprudencës duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski në një deklaratë për mediat foli në lidhje me kërkesat e studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës që të jetë edhe në gjuhën shqipe. Mickovski theksoi se ligji për gjuhët në këtë rast është i qartë dhe sipas tij nëse kërkesa është që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe, si e tillë duhet të lejohet. “Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski. Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë...
Burimi:
syri.net