Mes emocionesh, katër ish-liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët para nisjes së seancës
Me hapjen e perdes që ndan galerinë nga salla e gjyqit, katërshja e UÇK-së ka përshëndetur familjarët që sot kanë ardhur në numër të madh në ndërtesën e Speciales. Secili, gjatë kohës sa pritej të hynte në sallë trupi gjykues, kanë parë në anën e majtë të tyre dhe u kanë buzëqeshur e përshëndetur me dorë ata. Rexhep Selimi është parë duke bërë me duar një shenjë zemre ndaj të afërmve. Sot ndodhet e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi.
Burimi:
sot.com.al