Mediat gjermane shkruajnë për raketat kineze në Serbi: Çfarë lloj armësh janë ato dhe pse janë të shqetësuar fqinjët?
Serbia ka blerë raketa hipersonike kineze. Ky lajm po tërheq vëmendjen edhe të mediave në gjuhën gjermane. Si interpretohet ky veprim i Beogradit? Dhe si e shpjegon shqetësimin në vendet fqinje? Serbia po blen raketa kineze që mund të "arrijnë pjesë të mëdha të Kroacisë, gjë që po shkakton shqetësim tek fqinjët e saj" - kështu e fillon artikullin gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung duke shpjeguar se për çfarë lloj armësh bëhet fjalë. Lajmi për blerjen e raketave CM-400 u konfirmua personalisht në televizion nga Presidenti Aleksandar Vuçiç , shton gazeta, dhe raporton DW. “Siç shkruan revista e ekspertëve The War Zone , Serbia tani ka një sistem raketash që është unik në Evropë, me përjashtim të Rusisë”, vazhdon gazetari i gazetës zvicerane Patrick Zol , i cili përndryshe punon si korrespondent nga Tajvani....
Burimi:
syri.net