Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Mediat gjermane dhe zvicerane “kryqëzojnë” Vuçiçin, pse politikës me 4 karrige i ka ardhur fundi
Marsela SHYTIA Për vite me radhë, Serbia ka balancuar midis BE-së, SHBA-së, Rusisë dhe Kinës. Lufta në Ukrainë, sanksionet dhe presionet energjetike tani e kanë tronditur seriozisht këtë politikë, shkruajnë mediat gjermane dhe zvicerane, raporton Deutsche Welle. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Beogradi ndoqi një politikë balancimi midis fuqive të mëdha botërore, lufta në Ukrainë e ndryshoi këtë, shkruan gazeta zvicerane Neue Zircher Zeitung (NZZ). “Në shikim të parë, kjo është e kuptueshme: një vend i vogël si Serbia, me rreth 6.6 milionë banorë, në një botë shumëpolare nuk mbështetet vetëm në një partner të fortë. Nga ky kuptim, Beogradi zhvilloi të ashtuquajturën ‘Doktrina e Katër Shtyllave’. Sipas saj, politika e jashtme duhet të bazohet në marrëdhëniet më të favorshme me BE-në, Rusinë, Kinën...