Media serbe zbulon skemën, si Vuçiçi po ndihmon Macron në ndalimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

Media serbe zbulon skemën, si Vuçiçi po ndihmon Macron në ndalimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

Marsela SHYTIA Në vend që të bashkëpunojë me partnerët e saj në Bashkimin Evropian (BE) për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian, Serbia po luan kartën e ndalimit ose edhe të prishjes së planeve për zgjerimin e atij blloku në Ballkanin Perëndimor, dhe për këtë qëllim mund të destabilizojë Malin e Zi, raportoi gazeta beogradase “Nedeljnik”, duke iu referuar burimeve në shtetet anëtare dhe institucionet e Unionit. Disa anëtarë të BE-së po kërkojnë një mundësi për të ndaluar Malin e Zi në procesin e negociatave, dhe pastaj të gjithë rajonin, mbi të gjitha Francën, Belgjikën dhe Holandën. Burimet e Nedeljnik në shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së deklarojnë se qeveria franceze është e gatshme të përdorë destabilizimin e Malit të Zi si justifikim për bllokadën...