Media kroate: Shqipëria dhe Kosova në shënjestër të Iranit, alarm nga sulmet kibernetike, në fokus bazat amerikane…
Ndërsa bota po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, me sulmet amerikano-izraelite ndaj Irani dhe kundërpërgjigje të këtij të fundit, dy vende të Ballkanit Perëndimor janë përmendur në disa media si objektiva të mundshme të sulmeve iraniane. Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Kosovën, sipas raportimeve nga media kroate Jutarnji. Të dyja këto vende kanë qenë më parë shënjestër e sulmeve kibernetike nga Irani, çka ka ngritur shqetësime se një përshkallëzim i konfliktit mund të mos përjashtojë edhe forma të tjera sulmesh. Po ashtu mbështetja e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj SHBA-së dhe Izraelit si dhe marrëdhëniet e mira mes Iranit dhe Serbisë, rrisin probabilitetit për sulme. Alarmi është shtuar edhe pas raportimeve për objektiva të goditura në Qipro dhe pasi NATO ka...
Burimi:
sot.com.al