“Më qesharaku në botë”/ Takimi mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe, ironizon Vuçiç

“Më qesharaku në botë”/ Takimi mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe, ironizon Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte “më qesharaku në botë”. Vuçiç theksoi për TV Prva se i vjen “shumë keq që njerëzit tanë u kushtuan kaq shumë vëmendje atyre që erdhën”.Ai i quajti eurodeputetët njerëz “krejtësisht të parëndësishëm”. “Ata nuk dëgjojnë çfarë u thotë opozita. [Opozita] ua tregon atyre të gjitha gjërat më të këqija për Serbinë”, tha Vuçiç. Ai gjithashtu e quajti të “pacipë” kërkesën e opozitës drejtuar delegacionit të Parlamentit Evropian për vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë në pushtet në Serbi. Delegacioni nga Parlamenti Evropian e vizitoi Beogradin nga 22 deri më 24 janar.Delegacioni, i udhëhequr nga eurodeputetja portugeze...