‘Mbi 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë’/ Mobilizim në Maqedoninë e Veriut, LSM kërkon pagën minimale 600 euro
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka shpallur mobilizim të përgjithshëm dhe ka paralajmëruar protesta masive në kryeqytet. Të mërkurën e ardhshme, punëtorë nga sektorë të ndryshëm do të dalin në rrugët e Shkupit me kërkesën kryesore për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Sipas kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafillov, situata ekonomike e punëtorëve në vend është jashtëzakonisht e vështirë. Ai theksoi se pragu i varfërisë aktualisht është 31.200 denarë, ndërsa mbi 33 për qind e të punësuarve, ose rreth 180 mijë persona, marrin paga më të ulëta se ky prag. Trendafillov theksoi se punëtorët ndihen të zhgënjyer dhe të mashtruar nga premtimet e parealizuara të qeverive dhe menaxherëve ndër vite, duke shtuar se kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm, ndërsa pagat kanë mbetur...
Burimi:
syri.net