Mbetjet njerëzore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetjet njerëzore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Autoritetet kosovare kanë gjetur të premten mbetje mortore të njeriut, që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, gjatë gërmimeve në një lokacion në Rahovec. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se gjatë gërmimeve kërkimore në Përzhina të Rahovecit nisën ditën e djeshme dhe sot pasdite janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që i përkasin një individi. Kjo është dita e tretë me radhë e gërmimeve të vazhdueshme në këtë zonë, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë. Gjatë gërmimeve të vazhdueshme këto tri ditë, autoritetet kanë gjetur në përgjithësi mbetje mortore të dy personave, si dhe dy pjesë kockore, tha komisioni në Facebook. Ato janë dërguar për ekzaminim, informon Radio Evropa e Lirë. “Mbetjet mortore të zhvarrosura,...