Mbetën të vdekur nga shembja e skelës, Ambasada e Kosovës në Austri zbulon identitetin e 3 viktimave shqiptare

Mbetën të vdekur nga shembja e skelës, Ambasada e Kosovës në Austri zbulon identitetin e 3 viktimave shqiptare

Ambasada e Kosovës në Austri ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjik të regjistruar të martën në Vjenë ku humbën jetën 4 persona. Ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund gjatë punimeve, kur një pjesë e skelës është shembur, duke lënë punëtorë të bllokuar. Ambasada njofton se është konfirmuar zyrtarisht se tre nga viktimat janë nga Kosova. Ata janë identifikuar si Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977). Ambasada njofton se viktima e tretë është Istref Zekaj. Më tej në njoftim ambasada thekson se është në komunikim me autoritetet austriake. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi...