Marta Kos: BE mund t’i mohojë Serbisë fondet nga paketa prej 1.6 miliardë eurosh
Bashkimi Evropian (BE) mund të pezullojë fondet nga një paketë kredish dhe grantesh prej 1.6 miliardë eurosh të destinuara për Serbinë, pasi Beogradi miratoi ligje që “minojnë besimin” në angazhimin e tij ndaj sundimit të ligjit, tha Komisionerja e Zgjerimit e BE-së, Marta Cos, raportoi Reuters. Reformat që synojnë centralizimin e gjyqësorit, të cilat hynë në fuqi këtë javë, kanë tërhequr kritika nga gjyqtarët dhe prokurorët të cilët besojnë se reformat forcojnë kontrollin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç mbi pushtetin, dobësojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe minojnë përpjekjen e Serbisë për anëtarësim në BE. “Këto ndryshime po e gërryejnë besimin. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ata në Bruksel që janë të gatshëm të ecin përpara me Serbinë të paraqesin argumente në...
Burimi:
sot.com.al