Maqedoni e Veriut/ Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vizitë zyrtare në Shkup, pritet nga Ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski priti sot në aeroportin e Shkupit, Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute i cili ndodhet për vizitë zyrtare. “Është nder për mua të mirëpres Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute. Në kohë sfidash serioze të sigurisë është me rëndësi të veçantë që të kontribuojmë së bashku për sigurinë, paqen dhe stabilitetin”, shkroi në Facebook, Misajllovski. Sekretari i përgjithshëm do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni në Kabinetin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, dhe më pas do të vijojnë takimet dhe mbledhja plenare e delegacionit të Maqedonisë dhe atij të NATO-s. Më tej pritet një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Rutes. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim...
Burimi:
sot.com.al