Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
Sot votohet në katër komuna të shtetit – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, ku po mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetar komune, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor të vitit të kaluar nuk u arrit pjesëmarrja e nevojshme ligjore prej së paku 33,33 për qind të votuesve të regjistruar. Zgjedhjet e përsëritura sipas Kodit Zgjedhor nuk kanë prag të daljes, ndërsa për zgjedhjen e kryetarit të komunës është e nevojshme që njëri nga kandidatët të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që kanë dalë. Votimi ka filluar në orën 7 të mëngjesit, ndërsa do të mbyllet në orën 19. Të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë...
Burimi:
syri.net