Lufta në Iran, Mitsotakis ofron 300 mln euro ndihmë për qytetarët dhe bizneset, synohet mbajtja e çmimeve nën kontroll

Lufta në Iran, Mitsotakis ofron 300 mln euro ndihmë për qytetarët dhe bizneset, synohet mbajtja e çmimeve nën kontroll

Qeveria greke ka propozuar një paketë të fortë masash ekonomike për të përballuar rritjen e çmimeve, sidomos të karburanteve, që po vjen si efekt i tensioneve në Lindjen e Mesme. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi një plan prej rreth 300 milionë eurosh, që synon të lehtësojë drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset. Çfarë përfitojnë konkretisht qytetarët grekë? Masa më e fortë lidhet me naftën. Shteti do të subvencionojë çmimin me 16 cent për litër në rrjetin e shpërndarjes, që në fund përkthehet në rreth 20 cent më pak për konsumatorin. Në të njëjtën kohë, familjet do të marrin një kartë dixhitale karburanti, që përdoret në pika karburanti, transport publik dhe taksi. Nga kjo skemë, një familje mesatare përfiton rreth 50 euro në dy muaj (deri në 60 euro...