Lista Serbe nuk mori dakordësinë e KQZ-së, pas SHBA-së reagon edhe BE-ja

Lista Serbe nuk mori dakordësinë e KQZ-së, pas SHBA-së reagon edhe BE-ja

Pas SHBA-së, edhe Bashkimi Europian ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me faktin që Komisioni qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk i aprovoi rezultatet përfundimtare për Listën Serbe nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Duke folur për REL, zëdhënësi i BE-së tha se blloku përsërit thirrjen për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha partive që të bashkëpunojnë në përputhje me Kushtetutën. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjithë kandidatët e zgjedhur të kenë mundësi të marrin mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Më 31 janar, KQZ-ja miratoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, por jo edhe ato për Listën Serbe. Moskonfirmimi i nëntë deputetëve të kësaj partie në...