Ligjet e Mrdiçit, pse e shkeli premtimin Vuçiç, ja strategjia e pazakontë që po ndjek Beogradi me Bashkimin Europian
Marsela SHYTIA Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e mbajti premtimin e dhënë zyrtarëve të BE-së gjatë takimeve në kuadër të forumit të mbajtur së fundmi në Davos, se nuk do të nënshkruante pesë ligje kontroverse në fushën e drejtësisë që vënë në pikëpyetje pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit në Serbi, thanë burime diplomatike të BE-së për Nedeljnik. Bashkëbiseduesi i Nedeljnikut, i cili e njeh mirë procesin e integrimit evropian të Serbisë, thotë se Vuçiç ia dha fjalën drejtpërdrejt Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Megjithatë, Presidenti i Serbisë nënshkroi ligjet e kontestuara, të cilat ngritën një tjetër mur të madh në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Ulja e besueshmërisë Nënshkrimi i të ashtuquajturave ligje të Mrdiçit, sipas vlerësimit të...
Burimi:
sot.com.al