Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur për kandidaturën e saj, Osmani synon mandatin e dytë si presidente

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur për kandidaturën e saj, Osmani synon mandatin e dytë si presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video në kuadër të promovimit për marrjen e mandatit të dytë në krye të shtetit, ku përmend ‘arritjet e pesë viteve të fundit’ në politikën e jashtme dhe ‘forcimin e pozitës ndërkombëtare’ të Kosovës. “Kosova nuk ka qenë vetëm pjesëmarrëse, por partnere dhe aleate, shpesh edhe udhëheqëse në tryezat kur marrin formë ngjarjet e botës”, ka deklaruar Osmani. Ajo ka veçuar “marrëdhëniet historike” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rolin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë, si dhe pranimin e katër njohjet e reja: Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas- që sipas shefes së shtetit “forcojnë legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit” dhe “fuqizojnë zërin e Kosovës” në skenën botërore. “Zëri ynë është dëgjuar në çdo kontinent, dhe jo...