Lëvizja Vetëvendosje cakton Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë, propozimi i dërgohet presidentes Osmani

Lëvizja Vetëvendosje cakton Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë, propozimi i dërgohet presidentes Osmani

Lëvizja Vetëvendosje ka propozur caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës. Ky subjekt politik ka dorëzuar propozimin te presidentja e vendit, Vjosa Osmani. “E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në publikimin e dokumentit zyrtar në facebook. Sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për formimin e Qeverisë. Ende nuk është bërë e ditur për kohën se kur do të nisë seanca. Kuvendi i Kosovës cilësohet i konstituar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare...