Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinj! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra
Një tërmet ka goditur mbrëmjen e djeshme Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar panik. Sipas shërbimit sizmologjik, epiqendra e lëkundjeve ishte në Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit, teksa magnituda ishte 2.8 ballë. Lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme por ama janë ndjerë duke ngjallur panik. “Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit.”- thuhej në njoftim.