Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Lajm ‘i keq’/ Rritet çmimi i ujit, publikohen tarifat e reja
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e reja të ujit me rritje që hyjnë në fuqi nga ky muaj. Vendimi për tarifat e reja është marrë më 31 dhjetor 2025 dhe vlen deri më 2028. Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar. Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar. Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat të reja për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe shërbime të tjera. KRU “Prishtina” furnizon...







