“Kuvendi shpërndahet nëse…”/ Vendimi i Presidentes Osmani, Kurti kundërshton: Nuk mund të flasim për zgjedhje, pa…

“Kuvendi shpërndahet nëse…”/ Vendimi i Presidentes Osmani, Kurti kundërshton: Nuk mund të flasim për zgjedhje, pa…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke bërë të ditur se çështja është dërguar në Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Në një konferencë për mediat, Kurti deklaroi se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tij duhet të shqyrtojë materialin e depozituar lidhur me vendimin e presidentes. “Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese, e cila ka një material që duhet ta trajtojë”, u shpreh Kurti. Ai theksoi se deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë më pak se katër javë që kanë marrë detyrën dhe se shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë është e pajustifikuar. Sipas Kurtit, Kushtetuta parashikon...