Kurti zhvillon takim me kreun e PDK-së/ Zbardhen diskutimet

Kurti zhvillon takim me kreun e PDK-së/ Zbardhen diskutimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot takim më kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti falenderoi kreun e PDK-së për bashkëpunimin në Kuvend lidhur me votimin të marrëveshjeve ndërkombëtare. Bëhet me dije se në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë. Temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. Kryeministri Kurti nesër do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.