Kurti takim me Sorensen, në fokus zhvillimet politike në vend dhe përparimi i Kosovës në procesin e integrimit evropian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot gjatë paradites në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Emisari Sørensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri, njoftoi Zyra e Kryeministrit. “Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. Po sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të...
Burimi:
sot.com.al