Kurti takim me ambasadorin Sprecher: Zvicra një nga partnerët më të çmuar të Kosovës!

Kurti takim me ambasadorin Sprecher: Zvicra një nga partnerët më të çmuar të Kosovës!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher. Kryeministri Kurti theksoi se Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës dhe shtoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, krahas lidhjes nëpërmjet mërgatës, janë të ndërtuara në vlera të përbashkëta, si: sundimi i ligjit, qeverisja demokratike dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Pasi tha se është i interesuar që në mandatin e ri të thellojë bashkëpunimin me Zvicrën, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen e vazhdueshme nëpërmjet KFOR-it dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në kuadër të programit katërvjeçar të SDC-së, Zvicra ka të zotuara për Kosovën një total prej 86 milionë eurosh, ndërsa për periudhën e re 2026-2029 janë zotuar më shumë se 64 milionë euro të...