Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar të dielën se profesori Murat Jashari do të ishte figura më e përshtatshme për postin e presidentit të vendit. Sipas tij, nëse partitë politike nuk arrijnë të dakordohen për një emër konsensual për kreun e shtetit, atëherë zgjidhja mbetet që secila forcë politike të paraqesë kandidatin e vet në Kuvend. Kurti vlerësoi se Murat Jashari, si pjesëtar i familjes së heroit kombëtar Adem Jashari, do të mund të siguronte mbështetje gjithëpërfshirëse politike dhe qytetare, duke e konsideruar atë një figurë që do t’i sillte nder Republikës, stabilitet institucionit të presidencës dhe siguri vendit në një kohë sfidash të shumta. “Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet...