Kurti nis konsultimet me partitë për presidentin e ri, kreu i PDK-së i përgjigjet pozitivisht ftesës

Kurti nis konsultimet me partitë për presidentin e ri, kreu i PDK-së i përgjigjet pozitivisht ftesës

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurtit, i cili ka nisur konsultimet me partitë për presidentin e ri. Në shkrimin e tij, Hamza thekson se interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe se zgjedhja e presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithëve. “Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi...